Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike ka mbajtur sot takimin e radhës ku u diskutua për gjendjen e sigurisë kibernetike në vend, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, ky takim u mbajt pas raportimeve të fundit për sulme kibernetike, ku pas diskutimeve u vlerësua se përkundër sfidave në këtë fushë, Kosova ka zhvilluar kapacitete profesionale për parandalimin e këtyre sulmeve.
“I sigurojmë qytetarët e Republikës së Kosovës se nuk ka arsye për shqetësim pasi që të gjitha mekanizmat institucional janë duke trajtuar çdo kërcenim. Ju siguroj që sistemet shtetërore me të dhënat e qytetarëve dhe institucioneve janë të sigurta”, theksoi Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha.
Gjatë ditës së djeshme u raportua se në dy institucione, Telekomi dhe Ministria e Financave, pati sulme kibernetike. /Gazeta Sinjali/