Barcelona duket se ka bërë kthesën e madhe dhe është pranë mbylljes së marrëveshjes me mbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde.
Pavarësisht se francezi thuajse mund të quhej i kryer si lojtar i ri i Chelseas, megjithatë duket se klubi spanjoll ka ndërhyrë në çastet e fundit për t’ia rrëmbyer këtë marrëveshje.
Siç raporton burimi i afërt i klubit spanjoll, gazetari Gerard Romero, Barcelona ka punuar gjithë natën dhe ka arritur një marrëveshje në parim me Sevillan për Jules Koundé.
Sipas Romeros, marrëveshja është kryer 99%, nëse nuk ka një ndryshim të madh në orët e ardhshme, ai do të jetë një lojtar i Barçës.
Mbetet të shihet në vijim se cila do të jetë e ardhmja e mbrojtësit 23-vjeçar.