Në një nga vendet e para të prekura nga koronavirusi në Kinë, Xinjiang ka rihapur të hënën shkollat për nxënësit në vitin e fundit të shkollave të mesme, të mesme të lartë dhe shkollave profesionale.
Të dhënat zyrtare kanë treguar se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 për më shumë se 20 ditë rresht në këtë rajon, kështu duke përshpejtuar rifillimin e jetës dhe punës.
Numri i nxënësve nëpër klasa është kufizuar me nga vetëm 30 studentë dhe temperatura e tyre matet tri herë në ditë.
Të gjitha klasat dhe konviktet janë duke u dezinfektuar rregullisht, ndërsa administrata e kampusit është mbyllur për shkak të uljes së rrezikut nga infeksioni ka thënë drejtuesi i Zyrës së Administratës të shkollës në Xinjiang, Tian Yun.
Kina ka bërë të ditur javën e kaluar se kulmi i shpërthimit të COVID-19 ka përfunduar, ndërsa rastet e reja vazhdojnë të bien dhe situata e përgjithshme e epidemisë mbetet në një nivel të ulët në të gjithë vendin. Jeta dhe prodhimi po rriten për tu kthyer në normalitet./Gazeta Sinjali/