image Pas publikimit të videove në TikTok, jep dorëheqje kryetarja e gjykatës në Elbasan

Shqipëri

Pas publikimit të videove në TikTok, jep dorëheqje kryetarja e gjykatës në Elbasan

news image

Gjatë ditës së sotme në KLGJ u zhvillua seanca dëgjimore për procedimin disiplinor të kërkuar nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, ndaj magjistrates Enkeleida Kapedani, e cila u bë protagoniste e ditëve të fundit për shkak të disa videove personale të saj të publikuara në rrjetin TikTok, përcjellë Gazeta Sinjali.

Kapedani gjatë seancës dëgjimore potencoi se në asnjë vend nuk shkarkohet një gjyqtare për publikimin e videove të saj private

Po e nis mbrojtjen me një ndjesë të thellë publike. Kam pritur gjatë të dal para jush. Në cilin vend dënohet një gjyqtare, në cilin vend shkarkohet një gjyqtare që i publikohen videot e saj private? Pyetja është se kë kam shkelur unë në kallo”, tha ajo.

Tutje ajo ka shtuar se reagimet që janë bërë pas publikimit të videove të saj nuk kanë ndodhur as kundrejt gjyqtarëve që janë kapur me krime. Sipas Kapedanit e gjithë kjo është bërë me qëllim që të dëmtimit të imazhit të saj.

A keni ju një rezultat si është Kapedani si gjyqtare, si profesioniste, si e kam menaxhuar gjykatën? A keni ju dijeni që ka ndryshuar Gjykata e Elbasanit? Pse kjo gjë ka qenë e qëllimshme për të më dëmtuar mua, si grua, si nënë, si profesioniste…”

Të tilla reagime publiku nuk i ka pasur as kur një gjyqtare është kapur me krime. Kam besuar në drejtësinë njerëzore, por më shumë në drejtësinë e ligjit. U bëra kokë turku e atyre që nëpërmjet meje donin që të arrinin qëllimet e tyre”, pohoi Kapedani.

Krejt në fund  Enkeleida Kapedani, kërkoi që të gjykohej me gjakftohtësi.

Mos lejoni që unë të sakrifikohem për qëllime të tjera, po ashtu mos u ndikoni nën presionin e etheve të klikimeve dhe bota e krimit të ndikojnë te vendimi juaj”, përfundoj ajo.

Kapedani dha dorëheqjen si nënkryetare e Gjykatës së Elbasanit. /Gazeta Sinjali/