image Pas publikimit të pamjeve, VV kërkon të merren masa ndaj Molliqajt

Pas publikimit të pamjeve, VV kërkon të merren masa ndaj Molliqajt

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të pamjeve ekskluzive nga Gazeta Sinjali, kur Haki Abazi sulmohet nga Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij.

VV ka thënë se Haki Abazi është sulmuar në mënyrë rrugaçore e prapa shpine.

Ata gjithashtu kanë thënë se e denoncojnë këtë veprim, si dhe konsiderojnë se këto imazhe e vulosin si njeri të dhunshëm e mashtrues Dardan Molliqajn.

Ky është reagimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:

“Të merren masa ndaj dhunuesve e mashtruesve

Pamjet e dala në një portal, tregojnë sulmin brutal ndaj kandidatit për deputet të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Haki Abazit, nga ana e kandidatit të AAK-së Dardan Molliqaj dhe truprojës së tij Fatos Sahitit. Ky sulm nga ana e dy personave, njëri prej të cilëve shihet duke vënë dorën në brez kërcënueshëm, vërteton atë që kemi thënë prej fillimit. Haki Abazi është sulmuar në mënyrë rrugaçërore, e nga prapa shpine.

Ne e denoncojmë këtë krim, dhe konsiderojmë se këto imazhe e vulosin si njeri të dhunshëm e si mashtrues Dardan Molliqajn, i cili asokohe mohoi të ketë sulmuar fizikisht. Po ashtu, del se edhe Rexhep Hoti e paska fshehur të vërtetën, meqenëse dukshëm ishte dëshmitar i këtij sulmi. Të dyja partitë duhet të distancohen nga këta kandidatë, AAK duhet të dënojë dhunën kriminale të Molliqajt, e PDK-ja duhet të dënojë mashtrimin publik nga ana e Rexhep Hotit. Në të njëjtën kohë, jemi të zhgënjyer nga mosveprimi i prokurorisë, e cila i ka patur në dorë këto filmime.

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon nga policia e prokuroria të marrin masa tash që e vërteta doli në shesh. Prokuroria duhet të kërkojë arrestimin e Molliqajt, i cili e ka sulmuar një person vetëm pse nuk pajtohet politikisht me të. Njëkohësisht media duhet të mos i jape hapësirë këtyre dhunuesve e mashtruesve flagrantë.”/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin