Komuna e Ferizajt ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike për festat e fundvitit, nga data 21 Dhjetor deri më 15 Janar
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, përmes një urdhërese ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, zona të banuara, rrugë, sheshe dhe tregje.
Sipas urdhëresës, kjo ndalesë vlen për periudhën nda data 21 dhjetor deri më 15 janar 2020. Përjashtim bënë data 31 dhjetor 2019 nga ora 23:00 deri ora 00:30 të datës 1 janar 2020 (Një orë e 30 minuta).
Personat që bien në kundërshtim me këtë urdhëresë do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.
“Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 53 të Statutit të Komunës së Prishtinës, Kryetari i Komunës së Prishtinës nxjerrë urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike. Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2019 deri më 03 janar 2020”, thekson njoftimi.
Po ashtu bëhet e ditur se për zbatimin e urdhëresës do të kujdeset Drejtoria e Inspeksionit, ndërkaq qytetarët të cilët nuk e përfillin urdhëresën do të gjobiten.