image Pas presionit publik, Albin Kurti e shkarkon Shkëlzen Gashin

Pas presionit publik, Albin Kurti e shkarkon Shkëlzen Gashin

news image

Albin Kurti e ka shkarkuar Shkëlzen Gashin, pas deklaratave të këtij të fundit për UÇK-në.

“Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi”, njofton Kurti.

Përmes një statusi në FCB, Kurti ka thënë se debatin që ai e ka bërë nga detyra e këshilltarit të tij nuk ka bërë mirë.

Ai ka thënë se e vlerëson Gashin, por që ka gjëra që nuk pajtohet me të.

Gashi u shkarkua pas presionit publik për shkak se deklaroi se pjesëtarët e UÇK-së kanë vrarë 1 mijë civilë serbë.

Ky është statusi i Kurtit:

Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi.

Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim.

E falënderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar. /Gazeta Sinjali/