image Pas pesë rasteve të reja me koronavirus, jep detaje kryetari i Obiliqit

Shëndetësi

Pas pesë rasteve të reja me koronavirus, jep detaje kryetari i Obiliqit

news image

Komuna e Obiliqit ka konfirmuara sot 5 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi tha se rastet e reja janë fshatin Milloshevë dhe janë raste kontakti me të infektuarit që kanë rezultuar pozitiv katër ditë më parë.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sipas njoftimeve të IKSHPK-së, në Obiliq kemi pesë raste të reja pozitiv me Covid-19 në fshatin Milloshevë, rastet në fjalë janë raste kontakti, familjarë të të infektuarit, katër ditë më parë, të cilët janë në vetizolim.Ekipet e QKMF-së po qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me personat e infektuar dhe në të njejtën kohë po krijohet lista e kontaktit nga ana e tyre, me persona të tjerë.

Bashkëqytetarë të nderuar, lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm, por rreziku ndaj këtij virusi nuk ka kaluar ende, andaj ju lutem secilit prej jush që të respektoni me përpikëri rekomandimet e IKSHPK-së, bartja e maskave dhe dorëzave të jetë pjesë e rutinës tonë të përditshme.
Ne jemi bashkë në çdo sfidë, të vazhdojmë së bashku të përgjegjshëm përballë këtij armiku të padukshëm!

Respekto masat! Kujdesu për veten, familjen dhe qytetin tonë!/Gazeta Sinjali/