image Pas Pejës, ambasadori britanik monitoron zgjedhjet edhe në Gjakovë

Pas Pejës, ambasadori britanik monitoron zgjedhjet edhe në Gjakovë

news image

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholass Abbott, po vazhdon monitorimin e zgjedhjeve parlamentare që po zhvillohen sot në Kosovë.

Abbott përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka qëndruar në Gjakovë, ku monitoroi procesin zgjedhor atje.

“Isha i kënaqur që e pashë përsëri drejtorin e shkollës ‘Yll Morina’, Berat Bejtullahu. Si gjithmonë mirë që kthehem në Gjakovë, kësaj here për të monitoruar zgjedhjet”, ka shkruar Abbott.

Gjatë ditës Abbott qëndroi edhe në Pejë./Gazeta Sinjali/

I was pleased to see again director of Yll Morina school Berat Bejtullahu. As always good to be back in Gjakova, this time to monitor the elections.

Posted by Nicholas Abbott on Sunday, February 14, 2021