Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se se qeveria po e diskuton me Trustin Pensional të Kosovës mundësinë e tërheqjes deri në 10 për qind të kursimeve me qëllim që të tejkalohet më lehtë kriza që u shkaktua nga pandemia në vend.
Pas deklarimeve të ministres, faqja online e Trustit të Kosovës në pjesën më të madhe të ditës ka qenë i paqasshëm, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo pasi shumë qytetarë po dëshirojnë të informohen rreth të hyrave të tyre në Trustin Pensional në mënyrë që pastaj t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre.
Bajrami ka thënë se javën e ardhshme pritet të rishikohet buxheti, e cila po ashtu ka kërkuar mirëkuptim nga deputetët që ta votojnë./Gazeta Sinjali/