image Pas numrit të madh të vdekje në Infektivë, Kusari-Lila: Sistemi shëndetësor tregon shenjat e kolapsit

Shëndetësi

Pas numrit të madh të vdekje në Infektivë, Kusari-Lila: Sistemi shëndetësor tregon shenjat e kolapsit

news image

Deputetja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas numrit të madh të vdekjeve në Klinikën Infektive.

Kusari-Lila thotë se qytetarët nuk po kanë kujdes, pak po testohen dhe se shteti nuk është duke e menaxhur situatën siç duhet.

“Nëse oksigjeni fillon të ju cenohet pacientëve në nevojë pasi mund të këtë mungesë, situata përshkallëzohet në kaotike në të gjitha klinikat tona.
Mantelbardhët janë më të rënduarit dhe më të rrezikuarit që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. Sistemi i dëmtuar shtetëror dhe ai i shëndetësisë po tregojnë shenjat e mosqëndrueshmërisë dhe të kollapsit”, ka shkruar Kusari-Lila.

Tutje, deputetja tha se Kosova tashmë ka hyrë në listë të zezë për numër të rasteve të infektuara nga vendet Evropiane. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/mimozakusari/posts/10156936130800916?__xts__[0]=68.ARCcmG3JyebbWFjM5_ddc76-IwfHSarHWDoLtH8Ujm1k3tBZaR9jB-H2UQ8iysLWxTGT-cU6qhI7Mwn6GomjQwQ2pqLsvk-ABWb4jfDOo7VTPI9BkpW4Lp4zjIlOnUSbYlPCsVJZSQam_WcWw_degjqBUY2AyRFLyjRBvekiLSfKpHvuG-PrYluMRAUeNigCiqfEQqO3LSNplHdG-dINS91vEz3wtmi3pN5bvmfLApnYZ6NtYowCV8B9-MY8UBli1MWTIVAana4m0WvJ0Mj3PPZCqSdDZksr9UXyMUiRuGRLc2IjN2uxEDM22qbX9388BcIYqM-IZ_eTpCe2&__tn__=-R