Një person në fshatin Janjevë, Lipjan, kishte pasur një mosmarrëveshje me një person, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ankues ishte një mashkull kosovar me shtetësi kroate, i cili raportoi se pas një mosmarrëveshjeje me vëllain e të dyshuarit, është sulmuar me thikë nga vëllai i tij i cili ishte nën ndikimin e alkoolit.
Me këtë rast ai ka marrë edhe lëndime trupore në dorë.
Sinjali mëson se i theruri me thikë është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes./GazetaSinjali/