Është arrestuar një person në Ferizaj, i cili ka sulmuar familjarët e tij pas një krize nervoze.
I dyshuari, sipas Policisë së Kosovës, pas një krize nervore të pësuar ka sulmuar familjarët e tij dhe policët të cilët më pas kanë ndërhyrë.
Në autoambulancë i dyshuari është treguar i dhunshëm, ndërsa policia e ka shoqëruar për në spitalin psikiatrik për shkak të agresivitetit të tij./ Gazeta Sinjali/