image Pas ngjarjeve të sotme, hakohet faqja zyrtare e FSHF-së

Futboll

Pas ngjarjeve të sotme, hakohet faqja zyrtare e FSHF-së

news image

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Shqipërisë është hakuar gjatë ditës së sotme.

Me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, FSHF ka njoftuar se faqja e tyre është hakuar – pas fakteve tronditëse që ata shpalosën për ndërhyrjen e Erion Velijajt në zgjedhjet e marsit në qeverinë e futbollit.

FSHF dënoi këtë sulm dhe potencoi se akterët do të marrin përgjigjen e meritum.

Ja njoftimi:

‼️ ???????????????????????????????? ???????????????????? ???????????????????????????? ???? ????????????????????????????????̈???? ???????????????????????????????????? ????????̈ ????????????????????????????????????.

Në një ngjarje të paprecedentë uebi i qeverisë së futbollit është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerat dhe mbyllur sot pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.

Në çastet që po flasim faqja vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të këtij sulmi të qartë me prapavijë politike.

FSHF dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më parë pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm. Pavarësisht këtij sulmi, komuniteti i futbollit shqiptar do të vazhdojë të denoncojë të gjitha ndërhyrjet, sulmet dhe presionet e politikës dhe nuk do të tërhiqet përballë shantazheve dhe kërcënimeve të pushtetit.

???????? ???????????? ???? ????????????????????????????̈???? ???????? ????????̈ ????????????????????̈ ????????̈???????????????????????????????? ????????̈ ????????????????????????????!

/Gazeta Sinjali Sporti/