image Pas nënshkrimit të koalicionit, nënkryetaret e VV-së shfaqen të lumtura në krah të Vjosa Osmanit

Kosovë

Koalicioni/ Pas nënshkrimit të koalicionit, nënkryetaret e VV-së shfaqen të lumtura në krah të Vjosa Osmanit

news image

Nënkryetaret e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Fatmire Mulhaxha- Kollçaku, janë fotografuar ne hollin e Kuvendit, në krah me nënkryetaren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalcionin qeverisës mes VV-së dhe LDK-së, deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku, ka postuar në rrjetin e saj social në Facebook këtë fotografi, ku është shprehur e kënaqur me arritjen e marrëveshjes.

Pas konferencës, deputetet janë parë të lumtura me fotografinë e postuar nga Kollçaku me përshkrimin urues: “Na priftë e mbara’’. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3449271331812763&set=a.797409836998939&type=3