image Pas ndarjes nga Sara, Atdheu shihet duke puthur një tjetër ish-konkurente të “Për'puthen” (VIDEO)

Bota e Yjeve

Pas ndarjes nga Sara, Atdheu shihet duke puthur një tjetër ish-konkurente të “Për’puthen” (VIDEO)

news image

Ka pak ditë që Atdheu doli me një deklaratë publike, me të cilën konfirmonte ndarjen nga Sara.

Madje, sipas tij, edhe dikush që më parë e quante “vëlla” ia ka punuar pas shpine, kurse me disa prej djemve të tjerë të “Për’puthen” ka ruajtur kontaktet.

Së fundi, Atdheu u shfaq shumë i afërt edhe me Shqipe Hysenajn, e cila më parë në “Për’puthen” tha se është në një njohje.

Atdheu dhe Shqipja kanë lënë pas gjitha mosmarrëveshjet, ndërsa dukeshin se po kalonin mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Derisa Shqipja po e filmonte duke ecur në rrugë, Atdheu afrohet dhe i dhuron asaj një puthje në faqe.

“Atdhe Xharavina ti je i çmendur, gjejeni me çfarë do vijë në Fier? Ma bëri zili”, shkroi ajo në video./Gazeta Sinjali/