Komuna e Skenderajt më 1 maj ka shpallur fitoren ndaj koronavirusit, kur u shëruan të gjitha rastet e infektuara në këtë komunë.
Pas më shumë se një muaj, kjo komunë sot shënon rastin e parë me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
I infektuari është nga fshati Likoc i Skenderajt./Gazeta Sinjali/