image Pas më shumë se një dekadë, një luftanije turke ankorohet në Izrael

Botë

Pas më shumë se një dekadë, një luftanije turke ankorohet në Izrael

news image

Luftanija turke ka lundruar nëpër Izrael, që është vizita e parë pas më shumë se një dekade, derisa marrëdhëniet e aleatëve të SHBA-ve kanë filluar të përmirësohen pas mosmarrëveshjeve që i kishin pasur sa i përket çështjes së Palestinës, raporton Reuters.

Fregata Kemalreis u ankorua në Haifa si pjesë e manovrave të NATO-s në Detin Mesdhe, ka bërë të ditur një zyrtar turk.

Në anën tjetër, një zyrtar izraelit tha se Ankaraja kishte bërë një kërkesë paraprake për të zbarkuar ekuipazhin në brigjet e Izraelit.

Një zyrtar i portit të Haidës, ka thënë se kjo ishte vizita e parë e një luftanije turke që nga viti 2010, kur lidhjet mes këtyre dy shteteve u zbehën nga një sulm i forcave izraelite mbi një konvoj humanitar që po tentonin të çanin bllokadën e Rripit të Gazës.

Në atë incident, marinsat izraelitë kishin vrarë dhjetëra qytetarë të Turqisë. Por, muajve të fundit këto dy vende filluan të rinovojnë marrëdhëniet, kurse energjetika po cilësohet si një prej çështjeve që i ka lidhur më së shumti. 

/GazetaSinjali/