image Pas më shumë se dy muajsh kapet i dyshuari për tentim vrasjen në Fushë Kosovë

Siguri

Pas më shumë se dy muajsh kapet i dyshuari për tentim vrasjen në Fushë Kosovë

news image

Një person i dyshuar për vrasje në tentativë është arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës.

I dyshuari është Sh.Gj, 39 vjeçar, i cili dyshohet se më 13 nëntor ka plagosur një person në rrugën “Nënë Tereza ” në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Pas arrestimit të njëjtin policia e ka paraqitur para gjykatës kompetente me ç’rast i është shqiptuar masa e sigurisë me paraburgim prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kurse, ndaj tij janë ngritur dyshimet për veprat “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, si dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /GazetaSinjali/