image Plagoset me armë zjarri një person në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati

Siguri

Plagoset me armë zjarri një person në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati

news image

Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 09:30 në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

I dyshuari për plagosje me armë zjarri është identifikuar dhe është në kërkim nga policia.

Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti për Sinjalin. /GazetaSinjali/