Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së parë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kosovës, vizitën e tij nga Tirana e vazhdoi për në Kukës.
Sipas njoftimit të ZKM, kryeministri Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i patriotit e veprimtarit, Hasan Prishtina.
“Pas homazheve, Kryeministri Kurti takoi Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, Drejtuesin Politik të Qarkut Kukës, Pandeli Majko, si dhe Prefektin e Qarkut Kukës, Ali Hallaçi.
U bisedua për shënimin e përbashkët të 150 vjetorit të lindjes së veprimtarit dhe patriotit të paepur shqiptar Hasan Prishtina, më 27 shtator të vitit të ardhshëm”, thuhet në njoftim.