image Pas marrjes së detyrës, Arben Vitia pret në zyre ambasadorin gjerman

Politikë

Pas marrjes së detyrës, Arben Vitia pret në zyre ambasadorin gjerman

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman, Jörn Rohde.

Siç njofton MSH, temë e takimit ishin çështjet shëndetësore, me theks të veçantë thellimi i bashkëpunimit në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

“Ministri Vitia e njoftoi ambasadorin Rohde me punët, planet por edhe sfidat e Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

“Ishte konkludim i përbashkët që Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyera, raporte të cilat veç sa do të thellohen edhe më shumë në fushat specifike të shëndetësisë”.

/GazetaSinjali/