Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka ndarë gjysmën e pagës së tij për menaxhimin e situatës me koronavirus.
Përmes një postimi në Facebook, Konjufca tha se po e ndjekë shembullin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
“Duke u nisur nga fakti se po jetojmë në kohë pandemie dhe duke ndjekur shembullin e Kryeministrit Albin Kurti kam vendosur që edhe unë si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të ndaj gjysmën e pagës në përkrahje të institucioneve në betejën kundër Covid-19”, ka shkruar Konjufca.