image Pas kthimit nga Afganistani, rrëfehet kosovari për gjendjen atje

Sociale

Pas kthimit nga Afganistani, rrëfehet kosovari për gjendjen atje

news image

Pas një dite që Blerat Ukaj u kthye nga Afganistani  ka rrëfyer kohën e kaluar atje në situatë lufte kur talebanët pushtuan vendin, shkruan Gazeta Sinjali.

Ukaj ka rrëfyer se si institucionet kosovare e ndihmuan atë dhe ekipin e tij që vinin nga vende të ndryshme dhe se si u sollën amerikanët kur morën vesh se vjen nga Kosova.

Bleart Ukaj që nga vitit 2015 punoi me projekte të ndryshme në Afganistan në sektorin e administratës tatimore. Pas përfundimit të disa projekteve Ukaj u rikthye edhe një herë në kryeqytetin e Afganistanit me projekt të Bashkimit Europian tash për tatimin mbi vlerën e shtuar, përderisa fati i kosovarit ishte të shkonte me punë në Kabul përderisa telabnët morën pushtetin atje.

Ukaj pas një dite nga rikthimi në vendlindje në hotelin e rrethuar nga grupe të armatosura ka rrëfyer përjetimin e tij.

“Ne mblidheshim dhe tentonim të bënim zgjidhje por siç duket ishim pak të pashpresë për shkak se Bashkimi Europian siç duket për shkak të rrethanave të ndodhen na u shkëput komunikimi dhe ne ishim pa mbështetje nga punëdhënësi ynë dhe ne ishim pa mbështetje. Më ka kontaktuar direkt ministrja Donika Gërvalla dhe zyra e presidentes”, tha Ukaj.

Ndër të tjera Ukaj u shpreh se gjendja në Afganisatan është shumë më e rëndë sesa që paraqitet në media për shkak të qasjes së kufizuar të qasjes atje. /GazetaSinjali/