Dy ditë pasi që është vendosur në qendrën tregtare “Abi Çarshia” në Prizren, shtatorja e komandantit Adem Jashari do të largohet nga aty, shkruan Gazeta Sinjali.
Largimi i kësaj shtatoreje do të bëhet gjatë kësaj jave.
Menaxhmenti i qendrës tregtare “Abi Çarshia”, për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar lajmin dhe kanë njoftuar se kjo po ndodh për shkak të kritikave të marra nga qytetarët.
Kjo qendër nuk ka informacion se kur do të rivendoset prapë.
“Po, do të largohet për një modelim dhe rikonstruktim. Nuk ka ndonjë informacion tjetër, vetëm se këtë javë do të largohet dhe do të dërgohet për modelim për shkak të kritikave të marra nga qytetarët”, thuhet në përgjigjen tyre./Gazeta Sinjali/