Kancelari gjerman Olaf Scholz, pas përfundimit të vizitës në Kosovë, shkoi në Beograd dhe u prit nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Kancelari gjerman ka shkuar në Beograd nga Prishtina, ndërsa në mbrëmje do të udhëtojë nga kryeqyteti serb për në Greqi.
Kjo është vizita e tij e parë në kryeqytetin serb, që kur Angela Merkel u largua nga posti i kancelares.
Scholz është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Temë kryesore diskutimi pritet të jetë mosvënia e sanksioneve ndaj Rusisë, nga ana e Serbisë për invazionin në Ukrainë.
Tjetër çështje që pritet të diskutohet është edhe rifillimi i dialogut, mes Kosovës dhe Serbisë.