image Pas Kosovës edhe Shqipëria ndryshon orarin e publikimit të rezultateve ditore rreth koronavirusit

Shqipëri

Pas Kosovës edhe Shqipëria ndryshon orarin e publikimit të rezultateve ditore rreth koronavirusit

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se rezultatet ditore të rasteve me koronavirus nga sot do të publikohen në ora 16:00.

Sipas njoftimi, ky orar i ri vjen nga fluksi në ISHP si dhe zgjerimi i kapaciteteve të testimit me rritjen e numrit të testimeve dhe hapjen e laboratorit të dytë.

“Nisur nga fluksi i punës 24/7 në Institutin e Shëndetit Publik, ku po punohet pa ndërprerje në çdo orë të ditës dhe natës prej më shumë se 4 muajsh si dhe nisur nga zgjerimi i kapaciteteve të testimit dhe për të përmbushur raportimin 24 orë, përditesimi i situatës së shkaktuar si pasojë e COVID-19, duke filluar nga dita e shtunë, datë 18 Korrik e në vijim, do të jetë live në orën 16:00 ne ERTV, në faqen fcb të Ministres Manastirliu si dhe për median”, thuhet në njoftim.

Deri më tani në Shqipëri janë shënuar 107 viktima dhe janë regjistruar 3 mijë e 906 raste pozitive./Gazeta Sinjali/