image Pas kërkesës për hetim, sot rifillon puna në ambulancat specialistike në ShSKUK

Shëndetësi

Pas kërkesës për hetim, sot rifillon puna në ambulancat specialistike në ShSKUK

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga 22 shtatori puna në në ambulanca specialistike do të rikthehet, për shkak të rënies së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media do të bëhet edhe dezinfektimi i hapësirave.

Nga e hëna gjithashtu janë liruar edhe hapësirat e klinikave interne dhe aty më nuk ka pacientë me COVID-19.

Kurse, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 7,635.

Vendimi për rifillimin e punës në ambulancat specialistike erdhi pas kërkesës të shoqatës së pacientëve për nisjen e hetimeve, pasi që kjo shoqatë e kishte vlerësuar të jashtëligjshëm mosofrimin e shërbimeve jo urgjente.

Për këtë rast ka reaguar edhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj i cili ka thënë se vendimet të tilla po merren pa bazë ligjore dhe po përbëjnë shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut./GazetaSinjali/