image Pas kërcënimeve të Edi Ramës ndaj mediave, mbyllet portali i parë në Shqipëri - Sinjali

Shqipëri/ Pas kërcënimeve të Edi Ramës ndaj mediave, mbyllet portali i parë në Shqipëri

news image

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ka bllokuar domain-in e faqes Jeta osht qef (JOQ,) duke pamundësuar kështu vizitimin e JOQ nga të gjithë ata që jetojnë në territorin e Shqipërisë. Të gjithë, ata që duan të ndjekin faqen JOQ, mund të mjaftohen me rrjetet sociale ku faqja vijon të punojë dhe nga jashtë Shqipërisë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë JOQ, përmes një postimi në rrjete sociale ku stafi bënë me dije se ky është një sulm politik, pasi sipas tyre, qeveria po përpiqet t’i mbyllë gojën mediave kritike.

“Kjo është mënyra se si qeveria tenton të vendosë diktaturën ndaj atyre që ofron t’i blejë, por nuk i shiten, tenton t’u mbyllë gojën me censurë duke mos arritur t’i kontrollojë ashtu siç ka bërë me çdo institucion të këtij shteti”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje ata kanë fajsuar për këtë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i cili para disa ditësh kishte kërcënuar portalet dhe kanalet e informimit, se nëse vazhdojnë sipas tij të shpërndajnë lajme të rreme, do të ndërhyjë forcërisht për mbylljen e tyre.

“Pa të vetmin dyshim, mund të themi se tashmë ka nisur të instalohet në vend diktatura “Rama”, ku hapat e saj të parë përfshijnë “zhdukjen” dhe “eleminimin” e atyre që ua plasin të vërtetën në sy dhe qëndrojnë në krah të qytetarëve dhe mbrojnë interesat e tyre.

Reagimi duhet të jetë i përgjithshëm, mediatik e ndërkombëtar për këtë regjim që ka instaluar Rama”, thuhet në reagimin e JOQ./Gazeta Sinjali/

Teksa gjendemi përballë një katastrofe natyrore që ka lënë pasoja tragjike dhe gjithë shteti duhet të angazhohej…

Gepostet von JOQ Albania am Freitag, 29. November 2019

Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: