image Pas intervistimit në Hagë, Azem Syla mbërrin në Prishtinë

Kosovë

Drejtësi/ Pas intervistimit në Hagë, Azem Syla mbërrin në Prishtinë

news image

Ish- komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, sapo ka mbërritur në Prishtinë.

Azem Syla gjatë ditës së djeshme ka përfunduar intervistimin për më shumë se 7 orë nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Lajmin për Gazeta Sinjalin e ka konfirmuar avokati i Sylës, Besnik Berisha, ku ka njoftuar se ai bashkë me ish- komandantin e UÇK-së, para pak minutash kanë mbërritur në qytetin e Prishtinës.

“Ka përfunduar intervistimi dhe është kthyer në Prishtinë”, ka pohuar Berisha.

Kujtojmë që Azem Syla udhëtoi tri ditë më parë për në Hagë , përderisa ishte ftuar për intervistim në tetor të vitit të kaluar / Gazeta Sinjali/