image Pas Insignes, Toronto synon ta transferojë edhe sulmuesin tjetër të Italisë

Futboll

Pas Insignes, Toronto synon ta transferojë edhe sulmuesin tjetër të Italisë

news image

Toronto FC thuhet se ka nisur bisedimet me sulmuesin e Torino-s, Andrea Belotti-n. Pasi Lorenzo Insigne është vetëm një hap larg tyre, ata synojnë goditje dyshe.

Sipas raportimeve që vijnë nga Nathan Salt-i i “Daily Mail”-it, Insigne do të nënshkruajë një kontratë rekord për MLS. Italiani do të bashkohet me Toronto-n në verën e ardhshme, kur të përfundojë kontratën me Napoli-n.

Sipas gazetarit të njohur sportiv, Fabrizio Romano, Toronto i ka ofruar Insigne-s kontratë pesëvjeçare me 11.5 milionë euro në sezon, plus 4.5 milionë euro të tjera bonuse të shpërndara në pesë vite.

“ESPN” raporton se pas Insigne-s, kanadezët kërkojnë edhe shërbimet e Belotti-t. 28-vjeçarit gjithashtu i përfundon kontrata në verën e ardhshme.

Pavarësisht se bisedimet me Belotti-n janë në fazë të hershme, ata janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një kontratë tepër fitimprurese.

Dan Mars-i i “Daily Mirror”, raporton se në ndryshim nga Insigne, për Belotti-n ka konkurencë të fortë nga skuadrat Evropiane. Milan-i dhe Arsenal-i gjithashtu kërkojnë shërbimet e tij.

Belotti ka shënuar 107 gola dhe ka dhënë 28 asistime gjatë gjashtë sezoneve të tij me Torino-n. Ai gjithashtu ka 12 gola në 41 paraqitje për Italinë. /Gazeta Sinjali Sporti/