image Pas Infantinos, edhe Ceferin i qëndron prapa Ademit: Ruajeni rrugën e suksesit

Futboll

Futboll/ Pas Infantinos, edhe Ceferin i qëndron prapa Ademit: Ruajeni rrugën e suksesit

news image

Krerët e Federatës së Futbollit Kosovar, Agim Ademi dhe Bakir Burri, në vazhdën e takimeve në Polini, janë takuar edhe me kreun e UEFAS-s, Ceferin.

Sikurse Gianni Infantino edhe Aleksandër Ceferin shprehu shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit në futbollin kosovar, ku tanimë zv/sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Arianit Ahmeti, provoi ta merrte drejtimin e këtij institucionit.

Ceferin porositi kosovarët që të ruajnë rrugën e suksesit dhe të mos prishin punën e madhe dhe investimin që UEFA e bëri për futbollin kosovar, njofton FFK.

“Presidenti Ademi në Varshavë e ka zhvilluar takim edhe me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin, të cilin nga afër e ka njoftuar për punën e bërë deri më tash, por edhe për zhvillimet e fundit rreth FFK-së. Me këtë rast, presidenti Ceferin u shpreh i shqetësuar dhe i habitur si mund të ndodhë kjo në Kosovë dhe si dëmtohet procesi në sport./Gazeta Sinjali/