Milot Rashica dhe Meda janë bërë bashkë për të festuar fitoren e djeshme.
Milot Rashica, Meda dhe shumë fytyra tjera publike janë bërë bashkë pas ndeshjes Kosovë-Çeki për të festuar triumfin e dardanëve në ndeshjen e fundit.
Është ylli i kombëtares ai i cili ka ndarë një video në llogarinë e tij në Instagram nga ahengu me këngëtarin ku shihen duke kënduar e festuar për rezultatin e sotëm.
Madje në videon e publikuar dyshja shihen duke kënduar këngën ‘Shqipërinë e dua’ në mesin e shumë të pranishmëve.