Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani gjatë ditës së sotme mori një lajm të mirë, shkruan Sinjali Sport.
Në ndeshjen mes Ulpianës dhe Ballkanit e zhvilluar në fundjavën që shkoi e cila përfundoi me barazim 1-1, Komisioni i Garave ka vendosur që ta regjistrojë me rezultat zyrtar 3-0 për Ballkanin.
Kjo pasi klubi suharekas kishte bërë ankesë zyrtare tek Komisioni i Garave, pasi klubi nga Lipjani kishte futur në lojë një futbollist që nuk ishte paraqitur në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes.
Komisioni i Garave e ka miratuar ankesën e Ballkanit dhe tashmë tre pikët e plota i takojnë suharekasve.
Me pikët e plota, Ballkani tani ka grumbulluar 66 pikë pas 30 xhirove të zhvilluara në Superligë, teksa kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje për tu luajtur.
“Portokallinjtë” tani janë shkëputur në 11+ pikë nga përcjellësit si Drita e Gjilani të cilët kanë nga 55 pikë.
Më poshtë gjeni tabelën e plotë të Superligës së Kosovës pas 30 xhirove të zhvilluara.