image Ekipi i Ballkanit niset drejt Kazakistanit, të enjten takohet me Astanan

Futboll

Ekipi i Ballkanit niset drejt Kazakistanit, të enjten takohet me Astanan

news image

FC Ballkani është nisur për në kryeqytetin e Kazakistanit, atje ku do të përballet me Astanan në Ligën e Konferencës.

Ndeshja, e vlefshme për xhiron e katërt në Grupin C, do të zhvillohet të enjten, me fillim prej orës 16:30.

“Skuadra po niset nga Aeroporti ‘Adem Jashari’ për Astana, atje ku të enjten e zhvillojmë duelin e katërt në Grupin C në UEFA Europa Conference League. Na priftë e mbara”, thuhet në postimin e klubit therandas, të shoqëruar me disa fotografi.

Këto dy skuadra u takuan mes vete muajin e kaluar në “Fadil Vokrri”, me skuadrën nga Kazakistani që regjistroi fitore me rezultatin 1:2.

Viktoria Plzen prin në grup me 9 pikë, kurse Dinamo Zagreb, Ballkani dhe Astana ndajnë tri pozitat tjera me pikë të njëjta.

/GazetaSinjaliSport/