image Ballkani nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Slavisë së Pragës në "Fadil Vokrri", këto janë çmimet

Futboll

Ballkani nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Slavisë së Pragës në “Fadil Vokrri”, këto janë çmimet

news image

FC Ballkani ka njoftuar se ka filluar shitja online e biletave për ndeshjen ndaj Slavisë së Pragës në “Fadil Vokrri”.

Klubi kosovar do të zhvillojë ndeshjen pestë në kuadër të grupeve të Ligës së Konferencës, më 27 tetor, të enjten.

Çmimi do të vijojë me nga 2 euro në tribunat Veri dhe Jug, nga 5 euro në Lindje, 10 euro në Perëndim dhe 40 euro ato VIP.

Biletat mund t’i blini në këtë LINK

Postimi i plotë nga klubi suharekas:

Të dashur tifozë Shqiptar ????

Fillon shitja online e biletave për ndeshjen FC Ballkani – Slavia Prague

21/10/2022 – FC Ballkani njofton opinionin se biletat për ndeshjen ndërmjet FC Ballkani dhe Slavia Prague , ndeshje në kuadër të fazës së grupeve të UEFA Conference League, që do të zhvillohet më datë 27/10/2022 në orën 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

Pra biletat për këtë ndeshje do të shiten vetëm online.

* Vemendje

Prej ditës së Shtune ora 09:00 mund ti bleni biletat edhe në zyret e klubit në Suharekë ( zyrtarët e klubit do t’iu asistojn për ti blerë biletën )

Tifozët e klubit tanë “Xhebrailat” janë të vendosur në tribunën Veri.

Çmimet e biletave janë:

Veri dhe Jug 2 euro,

Lindje 5 euro,

Perëndim 10 euro, dhe

VIP 40 euro ( ne zonen Vip është i përfshirë Cateringu )

VINI RE!

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Shënim: Personave që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm: LINK

Na priftë e mbara ????

/GazetaSinjaliSport/