image Rama dhe Abazoviq shohin nga afër Ukrainën, RENEA shfaqet përkrah tyre

Shqipëri

Rama dhe Abazoviq shohin nga afër Ukrainën, RENEA shfaqet përkrah tyre

news image

Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur ose shkurt RENEA, janë forcat më elitare policore të Shqipërisë dhe një nga grupet me pergatitjen me të larte fizike dhe ushtarake në Shqipëri.

RENEA është shfaqur në Ukrainë. Kryeministri Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq sot ndodhen në Kiev me ftesë të Presidentit Volodymyr Zelensky.

Me sa duket, forcat  RENEA shoqërojnë dy kryeministrat shqiptarë, për të siguruar mbrojtjen e tyre. Ata shfaqen në videon e publikuar në Facebook nga Abazoviq gjatë vizitës në Irpin.

Rama dhe Abazoviq mbërritën në Kiev në orët e para të mëngjesit me tren.

Ndërkohë pak ditë më parë RENEA zhvilloi një operacion të bujshëm, në Elbasan, në kërkim të personave të shpallur në kërkim.

Abc zbuloi se RENEA kishte ndërmarrë një operacion sekret, për të arrestuar një person shumë të kërkuar, i cili deri më tani nuk ka rezultuar në listat e policisë.

/GazetaSinjali/