Dy persona janë duke marrë trajtim mjekësore kundër COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku për më shumë se dy javë nuk ishte i shtrirë as edhe një pacient i vetëm me COVID.
Këta dy pacientë, siç thonë nga ky spital, nuk ishin të vaksinuar.
“Pas më shumë se dy javë që nuk kishe pacientë me COVID-19, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë nga dje kemi përsëri dy pacientë duke i trajtuar për COVID-19. Të dy pacientët janë të pavaksinuar”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.
Tutje në njoftim kanë bërë të ditur se furnizimi nga lista esenciale me barna vazhdon të jetë stabil./GazetaSinjali/