image Pas dy ditësh Zelensky do t’iu drejtohet politikanëve amerikanë

Botë

Pas dy ditësh Zelensky do t’iu drejtohet politikanëve amerikanë

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’iu drejtohet politikanëve amerikanë përmes vide-lidhjes më 16 mars, kanë thënë zyrtarë të Uashingtonit.

Krerët e Senatit amerikan, Chuck Schumer dhe Nancy Pelosi kanë thënë përmes një letre se “mezi presin” të mirëpresin presidentin ukrainas për t’i shfaqur “mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës teksa trimërisht mbron demokracinë”.

“Kongresi mbetet i palëkundur në përkushtimin tonë për të mbështetur Ukrainën teksa përballet me agresionin e ashpër të Putinit”, kanë thënë ata.

Javën e kaluar, Zelensky ka mbajtur një fjalim para Parlamentit britanik.

Të martën, ai do t’i drejtohet Parlamentit kanadez.

/GazetaSinjali/