image Pas dy ditësh gjendet 16-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Prizren

Siguri

Pas dy ditësh gjendet 16-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Prizren

news image

Dy ditë më parë familja e kishte shpallur të zhdukur një të mitur në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Babai i saj kishte thënë se “vajza e tij ka dalë për të shkuar në shkollë mirëpo pas orarit të mësimit nuk është kthyer

Por policia ka raportuar se 16-vjeçarja është gjetur dhe është dorëzuar te familjarët e saj.

Policia ka njoftuar se viktima është në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike.

 “Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, ka arritur që të kontaktojë me personin e zhdukur përkohësisht dhe e njëjta është paraqitur pranë familjes. Viktima e mitur e lindur në vitin 2005, i është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe i është dorëzuar familjarëve të saj në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike. Në lidhje me rastin u informua prokuroi i Shtetit”, thuhet nga policia.

/GazetaSinjali/