image Pas dhuratës së Donaldit për përvjetorin e tyre, reagon Bora

Bota e Yjeve

Pas dhuratës së Donaldit për përvjetorin e tyre, reagon Bora

news image

Mbrëmë në spektaklin Big Brother VIP, Donaldi i ka dërguar një dhuratë moderatores Bora Zemani me rastin e tre vjetorit të lidhjes së tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Brenda një kutie me ëmbëlsirë, Donaldi vendosi varsën e tij dhe e hodhi përtej murit, në mënyrë që nesër Bora do ta gjente këtë pako gjatë ardhjes së saj brenda televizionit.

Ishte vetë Bora Zemani që përmes një postimi në Instagram e konfirmoi se e kishte marrë dhuratën e Donaldit.

Ajo postoi një fotografi ku po e mbante pakon me ëmbëlsira dhe varsën e Donaldit në qafë.

Në mbishkrimin e fotografisë ajo ka shkruar “Fundjavë të ëmbël”.

View this post on Instagram

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

/GazetaSinjali/