image Pas dështimit të "Sunny Hill" dhe "Beerfest", konfirmohet "Festivali i Baballarëve"

Kosovë

Pas dështimit të “Sunny Hill” dhe “Beerfest”, konfirmohet “Festivali i Baballarëve”

news image

Pas anulimit të festivalit “Sunny Hill” dhe atij “Beerfest”, e shtyrjes së datës së festivalit të filmit “PriFest”, është konfirmuar se në Kosovë do të mbahet një festival, e ai është “Festivali i Baballarëve”.

Më 19 qershor, duke filluar nga ora 16:00 tek Amfiteatri i Sheshit “Zahir Pajaziti”, afër Hotel Grandit në Prishtinë dhe do të përfshijë: garën e baballarëve, muzikë, lojëra, kulturë, art, kuize, këndin e leximit, dhe aktivitete të tjera interaktive.

“Festivali i Baballarëve është festivali i parë i tillë në Kosovë që e trajton prindërimin pozitiv, rëndësinë e përkushtimit të baballarëve për rritjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve, ndarjen e përgjegjësive të barabarta brenda familjes dhe promovon lejen prindërore”, thuhet në njoftimin e festivalit.

/GazetaSinjali/