Gazeta Sinjali ka raportuar sot për denoncimin publik të Rifat Berishës për keqpërdorimin e krijimtarisë së tij nga Isa Alitaj dhe Kreshnik Gojani, të cilët këngën e Berishës e kishin paraqitur si të vetën.
Mirëpo pas reagimit të këngëtarit dhe publikimit të lajmit nga ana e Gazetës Sinjali, Alitaj siç duket i ka rënë “pishman” dhe ka vendosur emrin Rifat Berishës si autor i këngës “dil moj këngë nga zemra ime” , të cilën Alitaj e kishte interpretuar dhe publikuar në YouTube.
Kujtojmë se këngëtarët e lartpërmendur kanë bërë veprim të ndëshkueshëm me ligj pasi që nuk e kishin përmendur emrin e autorit të këngës, Rifat Berisha në këngën të cilën e kanë ripërpunuar. /Gazeta Sinjali/