image Pas deklaratave të Kurtit, reagon KGjK: Nesër mbajmë konferencë me qëllim informimin e drejtë

Drejtësi

Pas deklaratave të Kurtit, reagon KGjK: Nesër mbajmë konferencë me qëllim informimin e drejtë

news image

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është deklaruar se nesër do të mbajnë konferencë për media nga ora 10:30.

Kjo konferencë sipas tyre po bëhet me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, lidhur me zhvillimet e fundit, përfshirë qëndrimet e Këshillit pas deklaratave të Kurtit e Haxhiut për punën e sistemit gjyqësor.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me qëllim të informimit drejtë të opinionit publik lidhur me zhvillimet e fundit, përfshirë edhe qëndrimet e Këshillit lidhur me deklaratat e Kryeministrit dhe Ministres së Drejtësisë për punën e sistemit gjyqësor, me datën 5 shtator 2022, me fillim nga ora 10:30 organizon Konferencë për Media në ndërtesën e Këshillit Gjyqësor, rruga “Luan Haradinaj”, Prishtinë.

Ftojmë mediat që të ndjekin konferencën ku edhe mund të parashtrojnë pyetje për çështjet e ndërlidhura me efikasitetin dhe qëndrimet zyrtare të Këshillit për vetingun”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.

Postimi i plotë

Ftesë për media: Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me qëllim të informimit drejtë të opinionit publik lidhur me zhvillimet e fundit, përfshirë edhe qëndrimet e Këshillit lidhur me deklaratat e Kryeministrit dhe Ministres së Drejtesisë për punën e sistemit gjyqësor, me datën 5 shtator 2022, me fillim nga ora 10:30 organizon Konferencë për Media në ndërtesën e Këshillit Gjyqësor, rruga “Luan Haradinaj”, Prishtinë. Ftojmë mediat që të ndjekin konferencën ku edhe mund të parashtrojnë pyetje për çështjet e ndërlidhura me efikasitetin dhe qëndrimet zyrtare të Këshillit për vetingun.

/GazetaSinjali/