Disa ditë rresht është përfolur për prishje të raporteve mes kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe nënkryetarit Glauk Konjufca, pas deklaratave që ky i fundit i dha për këshilltarin e shkarkuar të Kurtit, Shkëlzen Gashin.
Madje, dyshimet u thelluan kur Kurti përmes një postimi në profilin e tij në ‘Instagram’ i falënderoi sekretaren organizative, Vlora Haxhimehmedin dhe nënkryetarin Besnik Bislimi për rritjen e përkrahjes që ka marrë së fundi LVV. E për njeriun e dytë më të votuar në LVV, Glauk Konjufcën, nuk u tha asnjë fjalë.
Madje Konjufca mungoi edhe në mbledhjen e fundit të kryesisë së partisë, dhe për mosprezencën e tij Lëvizja Vetëvendsoje nuk u deklarua fare.
Gjithsesi, dy javë më vonë Kurti e Konjufca janë parë bashkë në publik. Paraqitjen e tyre e ka publikuar përmes një fotografie deputeti Liburn Aliu. Teksa po shihen duke biseduar edhe me anëtarë tjerë të partisë./Gazeta Sinjali/