Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi pak ditë më parë fitoi çmimin “Aktorja më e mirë” në festivalin 66-vjeçar të filmit, “Seminci”.
Yllka çmimin “Aktorja më e mirë” e fitoi falë rolit të saj në filmin “Zgjoi”, shkruan Gazeta Sinjali.
E lumtur për suksesin, aktorja të martën publikoi në Instagram disa fotografi nga momenti i marrjes së çmimit.
Yllka Gashi në përshkrimin sipër fotografive ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, me ç’rast u shpreh tejet falënderuese për këtë çmim në një festival tradicional, i cili ka tash e 66 vite që organizohet në shtetin spanjoll.
Postimi i saj i plotë:
“Të dashur miq,
Ju falemnderit nga zemra për dashamirësinë e përkrahjen e vazhdueshme.
Meqë isha duke udhëtuar nuk munda t’i publikoj më herët fotografitë nga gala mbrëmja e çmimeve në festivalin e filmit në Valladolid, ku “Zgjoi” ynë fitoi dy çmime.
Çmimi për aktoren më të mirë – Yllka Gashi
Çmimi Fundos – “Zgjoi” Blerta Basholli
Nder e kënaqësi ta prezantojmë Kosovën tonë të dashur anembanë botës me një rrëfim inspirues të grave të Krushës e Fahrije Hotit!
Nder e kënaqësi të shpërblehemi në njërin nga festivalet e filmit me traditë mbi 60 vjeçare në Evropë”, ka shkruar Yllka Gashi në Instagram.