image A po na befason Dua Lipa me një koncert në Tiranë?

Bota e Yjeve

A po na befason Dua Lipa me një koncert në Tiranë?

news image

Ylli shqiptar Dua Lipa, është njëra ndër këngëtaret më të famshme të momentit, duke kryesuar edhe listat botërore, shkruan Gazeta Sinjali.

Artistja shqiptare është renditur si artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo realizoi një super album të suksesshëm si “Future Nostalgia”, i cili i dhuroi gjithë suksesin vitin që lamë pas.

Ndërkohë së fundmi po flitet se Dua Lipa mund të vijë së shpejti për një koncert në Shqipëri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar ditën e sotme një foto në Instagram me dy prindërit e artistes, Dukagjin dhe Anesa Lipën.

“Diçka po gatuhet në Tiranë me Dukagjin dhe Anesa Lipën. Bëhuni gati”, shkruan Veliaj përkrah fotos.

View this post on Instagram

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Kështu të gjithë kanë nisur të mendojnë se ata mund të jenë ndërmjetësit për të siguruar një koncert ekskluziv nga artistja me origjinë shqiptare në Tiranë. Më herët, Dukagjin Lipa është shprehur se festivali “Sunny Hill”, i cili organizohet prej tij dhe Duas në Kosovë, mund të mbahet edhe në Shqipëri. Ky mund të jetë projekti i ardhshëm për të cilin flet Veliaj, megjithatë me kalimin e kohës presim të mësojmë më tepër detaje.

/Gazeta Sinjali/