Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se dje në Berlin kishte takime të shumta dhe konsultime me krerët e politikës gjermane, lidhur me dialogun.
Ai, në një postim në Twitter, ka njoftuar se konsultimin për dialogun Kosovë – Serbi do ta vazhdojë edhe në Londër, ku do të qëndrojë dy ditë.
“Pas një dite intensive në Berlin në Gjermani, dje kisha takime në Kancelarinë, Ministrinë e Jashtme Federale dhe Bundestag, tani po shkoj në Londër në Mbretërinë e Bashkuar, për dy ditë konsultimesh mbi Dialogun”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
After an intense day in Berlin 🇩🇪 yesterday filled with meetings at the Chancellery, the Federal Foreign Office and Bundestag, I’m now heading to London 🇬🇧 for two days of consultations on the Dialogue. pic.twitter.com/TEKPs1Z5dG
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 29, 2023