image Pas ashpërsimit të masave anti-COVID, Ambasada e Kosovës në Austri ka një njoftim për qytetarët

Evropë

Pas ashpërsimit të masave anti-COVID, Ambasada e Kosovës në Austri ka një njoftim për qytetarët

news image

Austria do të futet në një mbyllje totale kjo për shkak të rritjes së madhe të rasteve të reja me koronavirus.

Disa media vendase shkruajnë se i gjithë vendi do të futet në një karantinë totale për 10 ditë, për shkak të numrit shumë të lartë të infektimeve ditore si pasojë e COVID-19.

Pas vendimit të qeverisë austriake, ambasada e Kosovës në Austri njofton se shërbimi konsullor në Vjenë nuk do të mund të ofrojnë shërbime të rregullta konsullore deri me datë 12.12.2021.

Njoftimi i plotë:

Njoftim lidhur me shërbimet konsullore

Duke respektuar masat e marra në Austri në parandalimin dhe rrezikun e përhapjes së Corona Virus Covid-19, ju informojmë që Ambasada gjegjësisht shërbimi konsullor në Vjenë nuk do të mund të ofrojnë shërbime të rregullta konsullore deri me datë 12.12.2021.

Shërbimi konsullor do jetë i hapur për raste emergjente dhe vlenë rregulli i masave mbrojtëse 2G.

Për raste emergjente dhe informata ju lutem të na kontaktoni në:

Tel: +43 6642233409 dhe +43 6767861865

E-mail: [email protected]./GazetaSinjali/