image Pas arrestimit të Idriz Hysenajt, reagon Ramiz Lladrovci

Kosovë

Drenas/ Pas arrestimit të Idriz Hysenajt, reagon Ramiz Lladrovci

news image

Idriz Hysenaj, drejtor i Infrastrukturës në komunën e Drenasit, është arrestuar sot nga policia nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “keqperdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton Gazeta Sinjali.

Pas lajmit për arrestimin e tij ka reaguar kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci. Ai thotë se për këtë rast do të marrë vendim konform legjislacionit në fuqi.

“Pas pranimit të shqetësimeve për shfrytëzim të pa autorizuar të pronave komunale, rrjedhimisht të banesave pronë të komunës, për të hequr dyshimet, kam iniciuar rastin pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.Ky inicim i rastit që kam adresuar është në mesin e shumë rasteve të tjera, pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e askujt”, shkruan Lladrovi në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.

Postimi i tij i plotë:

/Gazeta Sinjali/